Proçesi i aplikimit për Praktikat e Mira

Udhëzues

Formulari

Pas Reformës Administrative Territoriale (RAT), 61 Bashkitë e vendit kanë funksionuar mbi bazën e territoreve më të mëdha e popullsive të shtuara. Ligji i ri organik dhe procesi i decentralizimit sollën mundësi dhe sfida të reja për Bashkitë, të cilat bënë përpjekje për të përballuar dhe gjetur zgjidhje në mënyrë të organizuar ose edhe individualisht.

Historiku

Pas vitit të parë të nisjes së punës së Bashkive të reja DLDP (Projekti për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor) me konsideroi me vlerë të shihte ecurinë e tyre në këtë kuadër të ri. Konkursi Kombëtar i Praktikave të Mira të Bashkive (KPMB) u zhvillua në periudhën Gusht – Dhjetor 2016, duke vendosur një qasje origjinale ndaj punës së qeverisjes vendore, duke nxitur angazhimin profesional të kapaciteteve vendore dhe duke vlerësuar e mbështetur administratat vendore më të suksesshme. Ky aktivitet u organizuar edhe për vitin 2017 dhe 2018 duke synuar të kapë zhvillimet në nivel vendor dhe angazhimin e Bashkive në konsolidimin e Reformës Administrative Territoriale.

DLDP dhe Ministria e Brendshme filluan organizimin e konkursit për projektin / praktikat më të mira të zhvilluara nga Bashkitë, në të gjitha fushat e veprimtarisë së tyre. Në vitin 2018 ky konkurs i transferohet AMVV (Agjencisë për Mbështetje e cila udhëheq dhe menaxhon procesin nga viti në vit. Qeveria Zvicerane mbetet mbështetëse e këtij konkursi nëpërmjet angazhimit të projektit Bashki të Forta, projekt ky i cili synon përmirësimin e demokracisë

Objektivat e Konkurrimit të praktikave më të mira janë:

Të njohë e të vlerësojë praktikat më të mira të bashkive të vendit në të gjitha fushat e veprimtarisë së tyre (grupimi sipas 4 kategorive te percakuara)
Të promovojë inovacionet në fusha të ndryshme të kompetencës së Bashkive.
Të nxisë ndërveprimin në rrafsh vendor, rajonal e kombëtar për shkëmbimin e praktikave të mira si dhe ndërveprimin në kuadër të proceseve decentralizuese
Të gjitha Bashkitë kanë mundësi të tregojnë e të ndajnë një përvojë të mirë pune të tyren. Fushat e aplikimit janë të pakufizuara, brenda kuadrit të veprimtarisë dhe përgjegjësive që ka vetqeverisja vendore