Takimet Rajonale me Bashkite (Lezhe, Diber, Kukës dhe Shkodër)

Konkursi i Praktikave të Mira të Bashkive 2018
July 23, 2018
Takimet Rajonale me Bashkite (Elbansan, Korçë)
October 9, 2018

Takimet Rajonale me Bashkite (Lezhe, Diber, Kukës dhe Shkodër)

Konkursi i Praktikave të Mira të Bashkive është një veprimtari e cila po zhvillohet nga Agjencia për Mbështetjen e Qeverisjes Vendore (AMVV) dhe ndihmën e Programit për Decentralizim Vendor (dldp), që zbatohet nga Helvetas Siwss Intercooperation dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim.

Në muajin korrik, AMVV ka njoftuar të gjitha Bashkitë për shpalljen e Edicionit të Tretë të Konkursit të Praktikave të Mira (KPM) dhe u ka dërguar dokumentin e konkursit. Në vijim Bashkitë kanë caktuar personat përgjegjës për zhvillimin e praktikave të mira të identifikuara, në përputhje me kërkesat e konkurrimit. Aktualisht AMVV është në fazën e mbledhjes së të dhënave lidhur me ecurinë e procesit në Bashkitë e vendit.

AMVV dhe dldp kanë vlerësuar si të nevojshëm zhvillimin e disa takimeve me Bashkitë (në nivel rajonal), me qëllim komunikimin nga afër dhe diskutimin e çështjeve të ndryshme që mund të kenë Bashkitë lidhur me përgatitjen e aplikimeve të tyre për konkurrim.

Pamje nga takimi i zhvilluar në Lezhe për qarqet Lezhë, Dibër, Kukës dhe Shkodër

Objektivi i këtij takimi : Personat e ngarkuar nga Bashkitë e vendit morrën të gjithë informacionin për pregatitjen e aplikimit për KMP dhe dorëzimin e tij tek AMVV

Bashkëlidhur prezantimi KPM Edicioni 3 (2018)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *