Përfundon afati i dorëzimit të aplikimeve për KPM

Takimet Rajonale me Bashkite (Durres,Tirane)
October 11, 2018
Bashkite Fituese te Konkursit Kombetar te Praktikave te Mira 2018
November 26, 2018

Përfundon afati i dorëzimit të aplikimeve për KPM

Përfundon afati për dorëzimin e aplikimeve për Konkursin e Praktikave të Mira (edicioni III, viti 2018)

Ka përfunduar në datën 9 nëntor 2018, afati për paraqitjen e aplikimeve nga Bashkitë e vendit për Konkursin Kombëtar të Praktikave të Mira (KPM 2018). 39 Bashki të vendit përgatiten dhe dorëzuan praktikën e tyre të përzgjedhur mes proceseve, ngjarjeve e veprimtarive që kryejnë në përmbushje të misionit të tyre në shërbim të qytetarëve.

Praktikat e paraqitura klasifikohen në tre kategori: Shërbime, Ekonomike dhe Komunitare/Sociale. Vlerësimi i tyre do të bëhet sipas kategorive dhe fituesit do të dalin për secilën kategori.

Vlerësimi i Praktikave të Mira do të kryhet nga juri profesionale me pjesëmarrje të Ministrive të Linjës, Shoqata te Vetëqeverisjes Vendore dhe përfaqësues nga bota akademike, media, shoqëria civile, etj.

Konkursi kombëtar për praktikën më të mirë do të zhvillohet në datën 20 Nëntor 2018, në Hotel Tirana.

Shpallja e fituesve dhe dhënia e çmimeve të Konkursit të Praktikave të Mira do të bëhet në datën 23 Nëntor 2018, në mbyllje të Konferencës Kombëtare “Shqipëria, decentralizim në zhvillim…!

http://praktikatemira.qeverisjavendore.gov.al/#1541674986708-80742e6d-3b4c

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *