Aplikime 2017

Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (DLDP) zbatohet në Shqipëri nga Helvetas Swiss Intercooperation dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, mbi bazën e një Marrëveshje dypalëshe mes Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane. DLDP mbështet qeverisjen vendore për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve, për të nxitur zhvillimin social-ekonomik të njësive vendore dhe për të përmirësuar proceset pjesëmarrëse.
Pas Reformës Administrative Territoriale (RAT), 61 Bashkitë e vendit kanë funksionuar mbi bazën e territoreve më të mëdha e popullsive të shtuara. Ligji i ri organik dhe procesi i decentralizimit sollën mundësi dhe sfida të reja për Bashkitë, të cilat bënë përpjekje për të përballuar dhe gjetur zgjidhje në mënyrë të organizuar ose edhe individualisht.

 

DLDP shpall për vitin 2017 konkursin për projektin / praktikat më të mira të zhvilluara nga Bashkitë, në të gjitha fushat e veprimtarisë së tyre.
Objektivat e Konkurrimit të praktikave më të mira janë si më poshtë:
•Të njohë e të vlerësojë paraktikat më të mira të bashkive të vendit në të gjitha fushat e veprimtarisë së tyre (grupimi sipas 4 Rajoneve të Zhvillimit të përcaktuara në vend);
•Të promovojë inovacionet në fusha të ndryshme të kompetencës së Bashkive.
•Të nxisë ndërveprimin në rrafsh vendor, rajonal e kombëtar për shkëmbimin e praktikave të mira si dhe ndërveprimin në kuadër të proceseve decentralizuese